Yashin, aleat i ngushtë i politikanit të vrarë, nuk beson se dy personat e akuzuar me origjinë çeçene , Zaur Dadayev dhe Anzor Gubashev, janë vrasësit e 55-vjeçarit dhe aspak nuk beson që kjo kihte lidhje me radikalët islamikë.
“Nuk beoj se vrasësit e Nemtsovit kanë ardhur nga jashtë Rusisë. Qëllimi i vrasjes ishte për të trembur shoqërinë. Jam i bindur se organizatorët e kësaj vrasjeje janë këtu në Rusi, e madje edhe pjesë e qeverisë. Këta njerëz duhet të kapen dhe të dalin përpara drejtësisë, në të kundërt ekzekutimi i Boris Nemtsovit do të jetë i fundit”, ka deklaruar Yashin.
Në paraburgim po mbahen edhe tre të dyshuar të tjerë, ndërsa një person i gjashtë hodhi veten në erë gjatë një përballjeje me forcat e sigurisë në kryeqytetin e Çecenisë, Groznyu, u raportua të djelën. /arbresh.info/
Musliu: Është momenti i fundit që të reflektojmë sepse Kosov...
Është pensionuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi
Miratohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, nga tas...
Gërvalla takohet me Ahmadin, flasin për zhvillimet e fundit ...
Rama: I kam dorëzuar dokumentin për formimin e Asociacionit ...
Abazi kritikon Ligjin e Zgjedhjeve: Pse nuk është larguar ku...