Një video shokuese është duke qarkulluar nëpër mediat ndërkombëtare, në të cilën shfaqet një xhihadist i moshuar duke mësuar fëmijët jetimë se si të kryejnë sulme vetëvrasëse.
Pamjet e reja, që besohet të jenë lëshuar nga Shteti Islamik, tregojnë se si fëmijët tre-katër vjeçarësh dëgjojnë me interes ‘mësuesin’ e tyre, shkruan Mirror, transmeton portali arbresh.info

Pensionisti i dërgon ata në një park, ku më pas ata bëhen pjesë e stërvitjeve të armatosura.
Kur fëmijët tregojnë sukses, në video shfaqet plaku duke qeshur.
Besohet se të gjithë fëmijët janë jetimë, edhe pse nuk dihet nëse personi në video është kujdestari i tyre i vetëm.

Video shfaqet pas një periudhe heshtje nga grupi terrorist, përderisa po përpiqen që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në betejat që po zhvillohen në Siri dhe Irak.
Shteti Islamik ka shokuar edhe më parë me përdorimin e fëmijëve si sulmues vetëvrasës. Ata janë duke u përpjekur që të mbajnë fortesat e tyre në Siri dhe Irak, por janë duke humbur terren në Mosul dhe Raqqa./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=FYsvF0R_nB4
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...