Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.
Sqarimi vjen nga kompania pas shpërndarjes së njoftimit për përdoruesit për përditësimin e kushteve të shërbimit dhe politikën e privatësisë, që ka të bëjë veçanërisht me WhatsApp Business, shërbimin e bisedës për bizneset.
“Nuk ka asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave WhatsApp në rajonin europian, përfshirë Britaninë e Madhe”, shpjegon një zëdhënës i WhatsApp.
”Ne nuk ndajmë të dhëna nga përdoruesit e zonave evropiane me Facebook në mënyrë që të lejojë Facebook të përdorë këto të dhëna për të përmirësuar produktet ose reklamat e tij”, shtoi kompania.
Përditësimet kryesore të kushteve të shërbimit sqarojnë metodat e përpunimit të të dhënave dhe, duke iu referuar kompanive që përdorin WhatsApp Business, si mund të përdorin shërbimet e disponueshme në Facebook për të menaxhuar bisedat./bw
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë