Google ADS

Wayne Madsen: Amerika organizoi 64 revolucione në botë, duke përfshirë edhe rrëzimin e Millosheviqit

14:40 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Gazetari dhe shkrimtari amerikan Wayne Madsen argumenton se Shtetet e Bashkuara në të gjithë botën kanë organizuar 64 revolucione, duke përfshirë përmbysjen e presidentit serb Sllobodan Millosheviq.

“Sekretari i Shtetit John Kerry deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë mbështetë shumë revolucionet shumëngjyrëshe, duhet të ia dërgoni një kuti prej 64 lapsa me ngjyra, nga një për secilin prej revolucioneve të Uashingtonit, një prej të cilave ishte edhe përmbysja e Sllobodan Millosheviqit”, tha Madsen.

Ai theksoi se sekretari aktual i shtetit, i cili ka marrë pjesë në punën e Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, duhet të dijë më mirë se të tjerët politikën amerikane të organizimit, duke i inkurajuar dhe ndihmuar lëvizjet e tilla.

“Çfarë është edhe më poshtëruese,  që Kerry mohon përfshirjen e operacioneve të SHBA-ve që kanë për qëllim përmbysjen e qeverive të ndryshme, ndërkohë që dihet se ai ka kryesuar një seri të seancave të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në vitet 1987-1989 si dhe në luftë të fshehtë për përmbysujen e qeverisë Sandinista e Nikaraguas.

Nëse zoti Kerry thotë se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në “revolucionet shumëngjyrëshe”. Pse ai përdori termin “revolucionet shumëngjyrëshe?”  Sepse Amerika ka përsëritur disa herë mbështetjen për revolucione të shumta me ngjyra siç dëshmon lista e mëposhtme:

Shtetet e Bashkuara mbështetën “Rose Revolucion” në Gjeorgji, “Orange Revolucion” në Ukrainë, “Cedar Revolution” në Liban, “Olive Tree Revolution” në Palestinë , “Tulip Revolution” në Kirgistan, “Purple Revolution” në Irak, “Blue Revolution” në Kuvajt, “Saffron Revolution” në Burma, “Crimson Revolution” në Tibet dhe “Green Revolution” që dështoi në Iran.

“Plani ka qenë të organizohen edhe revolucione të tilla në Moldavi, Mongoli, Uzbekistan, Ekuador, Bolivi dhe Bjellorusi,” thotë Madsen.

Madsen ka thënë se pas pas rrëzimit të grusht shtetit, të organizuar nga CIA amerikane, presidenti Honduran Manuel Zelaya deklaroi se planifikon të kthehet në pushtet, kurse John Kerry mbështeti atë duke thënë se ai ishte ” president i zgjedhur në mënyrë demokratike.”

“Por Kerry nuk e mbështeti një ide të tillë në rastin e Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili, siç dihet, qeveria e ka zgjedhur në mënyrë demokratike”, thotë Madsen./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale