Pamjet e jashtëzakonshme të bëra me një dron kanë kapur lavën e shkrirë që dilte nga një vullkan në Islandë, i cili shpërtheu javën e kaluar për herë të parë në 6,000 vjet.
Sipas medieve të huaja, Bjorn Steinbekk, një pilot i dronëve nga Reykjavik, regjistroi videon të dielën në kraterin Fagradalsfjall në Gadishullin Reykjanes të Islandës.
Njerëzit që atëherë vërshuan për të parë një fenomen të rrallë natyror, derisa edhe Steinbekk ishte në mesin e tyre.
Pamjet mbresëlënëse kapin një “lumë” me lavë që del nga kanali kryesor dhe poshtë anës së vullkanit. /Telegrafi/


Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...