Autoritetet në Dallas të Shteteve të Bashkuara, bëjnë të ditur se personi i armatosur, që kishte shtënë kundër veturave të policisë afër selisë së policisë të shtunën, është vrarë nga një snajper policor, pas një gjendjeje të tensionuar, që ka zgjatur orë të tëra.
Nga ky sulm nuk janë dëmtuar oficerët e policisë apo civilët deklaruan autoritetet.
Personi i armatosur ishte qëlluar për vdekje, derisa ai ishte në makinën e tij me eksploziv në një vend për parkim të veturave në një restorant.
Policia ka kryer eksplodim të kontrolluar të kësaj makine.
Sulmi kishte filluar pak kohë pas mesnatës, pasi ky person i dyshuar kishte hapur zjarr para selisë së policisë, e pastaj ishte larguar dhe kishte hyrë në makinë.
Shefi i policisë, David Broën, tha se informatat e para nuk sugjerojnë “çfarëdo lidhje me terrorizëm të këtij individi”.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...