Vdekja e një emigranti që u sulmua në mes të ditës në Itali ka ngjallur zemërim.
Sulmi ndaj tregtarit nigerian nga një burrë tjetër në qendër të qytetit Civitanova Marche në Itali u kap në video të premten.
Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe grabitje, transmeton rtv21.tv.
Videoja e sulmit e cila është shpërndarë gjerësisht në faqet e lajmeve italiane dhe mediat sociale ka tronditur komunitetin, ku shumë veta theksojnë “indiferencën” e dëshmitarëve.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
Viktima është quajtur Alika Ogorchukwu, baba i martuar i dy fëmijëve.
Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi.
Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë..
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...