Një nënë është dënuar me 30 vjet burgim, pasi ka vrarë djalin e saj 8 vjeç.
Veronica Panarello ka mbytur djalin e saj me kabllo elektrike dhe e ka braktisur trupin e tij në një mal të largët në Santa Croce të Italisë.
Ajo i ka thënë Policisë se i biri i saj është zhdukur, pasi e kishte dërguar në mëngjes në shkollë dhe kur kishte shkuar për ta marrë pasdite, nuk e kishte gjetur.
Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë e dëshmojnë të kundërtën dhe pas një hetimi të Policisë është deklaruar fajtore nga ana e tyre, edhe pse nuk e ka pranuar krimin asnjë moment, transmeton “lajmi.net”.
Arsyeja e vrasjes ishte se djali i saj 8 vjeç e kishte marrë vesh aferën seksuale midis saj dhe gjyshit të tij, ndërsa ajo për këtë krim së pari e kishte fajësuar burrin e saj.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës