Një anëtar i lartë i grupit Hezb-i-Islami në Afganistan është qëlluar për vdekje në qytetin veriperëndimor të Peshawarit në Pakistan.
Haji Faird, ish zëdhënësi i liderit të Hezb-i-Islam, Gulbuddin Hekmatyar, u vra nga persona të armatosur në afërsi të rezidencës së tij në Tajabad, transmeton portali arbresh.info.
“Ai sapo kishte mbaruar lutjet e tij të mëngjesit dhe po largohej kur dy persona të armatosur në motorin e tyre nxorën armët dhe e vranë atë në vend”, tha zëdhënësi i policisë së Peshawar për Al Jazeera.
Fillimisht nga Kunduz, Farid ishte zhvendosur në Peshawar gjatë dekadës së fundit me familjen e tij dhe mbështeti në mënyrë aktive kthimin e Hekmatyar në Kabul në fillim të majit.
Ai ishte një i afërm i familjes së Hekmatyar, të cilit ai i ka shërbyer gjatë luftës civile afgane në vitet 1990, ku ish kreu i diskutueshëm akuzohet se ka hedhur mijëra raketa në Kabul./Arbresh.info
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...