Tetë ushtarë u vranë të shtunën gjatë një sulmi në një kamp trajnimi që i përket forcave të armatosura libiane të gjeneralit Khalifa Haftar në qytetin jugor të Sebhas. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale të këtij qyteti.
Kryetari i këtij qyteti, Hamed al-Khaiyali, njoftoi se një ushtari i është hequr koka, ndërsa të tjerët janë masakruar ose janë qëlluar me armë zjarri.
Një burim në Ushtrinë Kombëtare Libiane të Haftarit i fajësoi Shtetin Islamik dhe luftëtarët e Çadit për këtë sulm.
Sebha dhe fushat e naftës që ndodhen përreth saj kontrollohen nga forcat e gjeneralit Haftar, por shumë trupa kanë shkuar në veri për shkak të ofensivës njëmujore në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, i cili kontrollohet nga qeveria e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Ushtria Kombëtare Libiane ka hasur në rezistencën e fortë të grupit etnik të Tebus gjatë fushatës në jug të vendit në fillim të këtij viti.
Militantët e Shtetit Islamik janë gjithashtu aktivë në jug të Libisë, ku kanë kryer disa sulme muajve të fundit. Ata u vendosën në jug pasi e humbën kontrollin në qytetin e Sirtes në dhjetor të vitit 2016, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime