Dy oficerë policie janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me disa persona të armatosur që besohet se u takojnë Shtetit Islamik në veri të Sinait.
Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë të zakonshme në pjesën veriore të Gadishullit të Sinait, ku Egjipti po lufton një kryengritje kundër grupeve militante islamike, transmeton portali arbresh.info.
Shteti Islamik ka sulmuar forcat e sigurisë që nga rrëzimi i presidentit Mohamed Mursi në vitin 2013. Ajo ka synuar gjithnjë e më shumë sulmet e saj ndaj të krishterëve koptikë që jetojnë në Egjipt, me rreth 100 të vrarë në sulme në të gjithë vendin që nga dhjetori.
Burime të sigurisë thanë se personat e armatosur kishin gjurmuar dy oficerët para se t’i vrisnin dhe të iknin nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit