Dhjetë muzikantë indigjenë janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer nga një kartel droge.
Anëtarët e grupit indigjen Nahuas ishin duke u kthyer nga një ndejë kur u sulmuan në qytezën e Chilapas në Guerrero, transmeton portali arbresh.info.
Viktimat, të gjithë meshkuj ishin të moshës 15 deri 42.
Karteli Los Ardillos, që shpesh ka në shënjestër njerëzit indigjenë në zonë, u fajësua për sulmin.
Viktimat, pjesë e grupit muzikor Sensación, po ktheheshin në bashkësinë e tyre Alcozacán të premten pasi luanin një ditë më parë, tha David Sánchez Luna, koordinator i grupit indigjen rajonal të njohur si CRAC-PF.
Njerëzit e armatosur sulmuan automjetin e tyre rreth orës 14:00 me kohën lokale (20:00 GMT) në Mexcalcingo, tha ai.
Kur u gjetën kufomat, ato ishin përtej njohjes. Pasi autoritetet nuk pranuan t’ua lëshonin familjeve, qindra njerëz indigjenë bllokuan një rrugë të Premten në mbrëmje, raportoi gazeta La Jornada (në spanjisht).
Zyra e prokurorit Guerrero tha se po hetonte rastin.
Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit./arbresh.info/

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...