Një grua ka vrarë mbesën e saj shtatë muajsh pasi nuk pushonte së qari dhe refuzonte të hante.
Chuanfang Zheng, e cila jeton në Britani, është akuzuar për ‘humbje të kontrollit’ gjatë kujdesit të mbesës, pasi prinderit e foshnjës ishin në punë, transmeton arbresh.info.
Foshnja ka humbur jetën pasi u aksidentua në tru, tri ditë pasi humbi vetëdijen.
Ngjarja ka ndodhur me 22 mars të vitit të kaluar, ndërsa Zheng e cila është nënë e tre fëmijëve, mohon ta ketë vrarë mbesën nga pakujdesia.

Gjykata pas dëgjimit të të akuzuarës, ka theksuar se fëmija pësoi ‘një dëmtim katastrofik dhe pësoi gjakderdhje në tru’.
Zheng para policisë kishte raportuar se fëmija kishte qenë i sëmurë dhe e ka humbur vetëdijen pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.
Gjykata ka theksuar se e akuzuara ka tentuar të hedhë fajin të nëna e foshnjës,e cila duke u përpjekur të kthejllte fëmijën e saj i’a ka humbur vetëdijen.
Seanca gjygjësore për të akuzuarën pritet të zgjasë tri javë dhe më pas të mirret vendimi./Arbresh.info
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore