Një 69-vjeçar në Los Angjelos është akuzuar se ka vrarë djalin e tij vetëm për shkak se ishte homoseksual.
Shehada Issa u arrestua të enjten pasi policia shkuan në shtëpinë e tij në Los Angjelos dhe gjetën trupin e pajetë të Amir Issa, 29 vjeç, dhe nënës së tij.
Gjykata e Qarkut në Los Angjelos tha për Associated Press se Issa kishte kërcënuar djalin e tij me vdekje edhe në të kaluarën.
Issa, i cili akuzohet se kreu vrasjen me pushkë gjahu, u dënua të enjten për vrasje të paramenduar, raportoi Times.
Sipas këtij raporti, ai e vrau djalin e tij vetëm pse ai kishte thënë se është homoseksual. Kurse sa i përket gruas, Issa tha se atë e gjeti të vdekur në banjo. /Gazeta Express
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...