Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 21, thonë zyrtarët rusë.
Viktimat përfshijnë shtatë fëmijë në shkollën me rreth 1000 nxënës në qytetin e Izhevsk, shkruan BBC.
Personi i armatosur vrau veten në vendngjarje. Ai ishte një ish-nxënës i shkollës.
Shtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy mësues, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës.
Një deputet lokal tha se sulmuesi i quajtur Artem Kazantsev, kishte qenë i armatosur me dy pistoleta.
Kreu i qarkut ka shpallur periudhë zie deri më 29 shtator. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai është “thellësisht në zi” për sulmin.
Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore. /arbresh.info/

lexo edhe:
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...