Liderët euroskeptikë në mbarë Evropën kanë fajësuar marrëveshjen e Shengenit, e cila lejon udhëtimin pa pasaporta mes shumë shteteve të BE-së.
Vrasja e Anis Amri, i cili kreu sulmin në Berlin dhe u vra në Milano, ka shtyrë euroskeptikët të dyshojnë në marrëveshjen e Shengenit, transmeton arbresh.info.
I dyshuari për sulmin në Berlin ka udhëtuar me tren nga Gjermania në Francë dhe më pas ka vazhduar drejt Italisë, ku edhe mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri.
Marinë Le Pen, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Francë, ka thënë: “Kjo aventurë është tregues i katastrofës së përgjithshme të sigurisë pas marrëveshjes së Shengenit.”
Ish-kreu i UKIP, Nigel Farage, përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se: “Nëse personi i vrarë në Milano, është vrasësi i Berlinit, atëherë Zona Shengen po dëshmon që është rrezik për sigurinë publike.”/Arbresh.info
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti