Von der Leyen takohet me Zelenskyn, bisedojnë për rindërtimin e Ukrainës

12:52 | 11 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po viziton Ukrainën për të diskutuar propozimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen theksoi se me presidentin Volodymyr Zelensky do të diskutojnë rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.

“Me presidentin Zelensky unë do të bëj një bilanc të punës së përbashkët, të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane”, tha ajo në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme