Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me presidentin rus Vladimir Putin.
”Patëm një telefonatë të shkëlqyer me presidentin Donald Trump, së bashku me presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelensky për të marrë një përmbledhje të telefonatës së tij me presidentin Putin”, shtoi Von der Leyen. ”
Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara”.
Von der Leyen ka thënë se do të vazhdohet të mbështetet Ukraina për të arritur paqe të qëndrueshme. ”Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...