BE-ja është e përgatitur të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj nëse ShBA-ja vazhdon me vendosjen e një tarife prej 30% për mallrat evropiane duke filluar nga 1 gushti, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen, e cila kryeson krahun ekzekutiv të BE-së, tha në një deklaratë se blloku mbetet i gatshëm “të vazhdojë të punojë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht”.
Pak ekonomi në botë arrijnë nivelin e hapjes dhe respektimit të praktikave të ndershme tregtare të Bashkimit Evropian”, vazhdoi ajo.
“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme”, shkruan Reuters.
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...