Tetëvjeçarja e cila ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë në Pakistan, mendohet të jetë viktimë e një vrasësi serik.
Zainab Ansari është kapur nga kamera duke u mënjanuar nga një njeri misterioz dhe më vonë është gjetur e përdhunuar dhe ngufatur në afërsi të një koshi me plehra, transmeton portali arbresh.info

Ajo është fëmija e gjashtë që është rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë në qytetin e Kasur në vitin e kaluar, dhe policia beson se vrasjet mund të jenë kryer nga i njëjti person.

Babai i viktimës ka thënë se nuk do ta varrosin të bijën derisa të gjendet vrasësi. Ai ka akuzuar policinë se nuk ka vepruar menjëherë, sepse autori do të mund të kapej.
Vrasja ka shkaktuar zemërim në Pakistan, ku janë mbajtur protesta masive në Kasur./Arbresh.info/

Sot varroset 30-vjeçari që u ther për vdekje në Gjakovë
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes, çfarë zhvillimesh sjell...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
ShBA pezullon operacionin për të udhëhequr anijet përmes Ngu...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë