Varianti Delta i koronavirusi është duke prekur gjithnjë e më shumë moshat e reja, përfshirë edhe fëmijët.
Autoritetet në Vjenë kanë llogaritur se gjatë muajit shtator, numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi do të rritet, prandaj ata kanë vendosur që të shtojnë shtretër në kujdesin intesiv, transmeton portal arbresh.info
Pothuajse dy të tretat e të infektuarve aktualisht janë nën moshën 35 vjeç, dhe numri i të infektuarve po rritet në mesin e më të rinjve midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç.
Që nga fillimi i pandemisë në Vjenë, asnjë fëmijë nën moshën 12 vjeç nuk është dashur të vendoset në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit, por kjo mund të ndryshojë në vjeshtë, thotë Peter Hacker, sekretar për shëndëtësinë në Vjenë, shkruan “standard”.
Vjena ka hasur në një numër në rritje të pacientëve të rinjë të prekur me variantin Delta, e cila përhapet me shpejtësi dhe zakonisht prek më rëndë ata që nuk janë vaksinuar./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim