Në Gjermani është shënuar për herë të parë një rast i virusit të Nilit Perëndimor. Shkencëtarët besojnë se rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale ka ndikuar që mushkonjat të përhapen në pjesën veriore të planetit.
Autoritetet shëndetësore gjermane njoftuan për personin e infektuar me këtë virus nga mushkonjat, i cili është rasti i parë në vend.
Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi se personi i infektuar me këtë virus është sëmurë më vonë me encefalitis, i cili përfshin ënjtjen e trurit dhe paraqet rrezik për jetë.
Virusi i Nilit Perëndimor për herë të parë ishte zbuluar në Ugandë në vitin 1937, por viteve të fundit është përhapur edhe në vendet që shtrihen më në veri.
Shumica e personave të pickuar nga mushkonjat që e bartin këtë virus nuk kanë simptoma, por rreth 20 për qind e tyre më vonë përjetojnë ethe, temperaturë dhe vështirësi të tjera.
Më pak se 1 për qind e tyre mund të përjetojnë ndërlikime më serioze neurologjike, përfshirë encefalitisin dhe meningjitin.
Sipas studimeve të fundit, ky virus mund të shkaktojë dëmtime në tru, përfshirë dëmtimin e aftësive njohëse, të cilat zgjasin me vite të tëra pas infektimit fillestar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...