Autoritetet vietnameze të sigurisë e kanë dëbuar nga vendi një person që ngjan shumë me dikatorin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, para mbajtjes së samitit mes tij dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara në Hanoi gjatë kësaj jave.
Javën e kaluar, ky person e kishte organizuar një takim me sozinë e presidentit amerikan, Donald Trump. Këta dy persona u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia vietnameze. Për më tepër, autoritetet kërkuan nga ta që të mos i përsërisin paraqitjet në publik dhe imitimet e dy liderëve.
“Satira është armë e fuqishme për t’i luftuar diktaturat. Ata po frikësohen nga dy njerëz që duken njësoj si personat e vërtetë”, tha Howard X, i cili ngjan shumë me liderin e Koresë Veriore.
Përndryshe, president amerikan, Donald Trump, dhe lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, do të takohen në Hanoi të Vietnamit më 27 dhe 28 shkurt për të biseduar lidhur me heqjen dorë nga programi i armëve bërthamore të Koresë Veriore, shkruan “BBC”.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?