Vetëm 14 përqind e europianëve duan të kthehen në zyrë pas pandemisë dhe të punojnë nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite.
Pjesa më e madhe e të anketurave kanë theksuar se janë treguar më produktiv kur kanë punuar nga shtëpia, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, “puna hibride” – një përzierje e punës nga shtëpia dhe zyra – ka gjithashtu të metat e saj, dhe më shumë se një e katërta e të anketuarve besojnë se punojnë vazhdimisht ose punojnë deri në natën vonë, sipas një sondazhi të porositur nga Samsung Electronics dhe The Future Laboratory. .
Në sondazh morrën pjesë 14 mijë njerëz nga Europa dhe u gjet se 83 përqind e punonjësve kërkojnë mbështetje më të madhe nga punëdhënësi për të arritur një ekuilibër punë –jetë.
Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 12 përqind e punonjësve në Bashkimin Europian punonin nga shtëpia.
“Punëdhënësit duhet të konsiderojnë tani me kujdes se si do t’i përgjigjen sfidave të jetës moderne hibride,” tha nënkryetari i Samsung, Benjamin Braun.
Dy të tretat e europianëve thanë se kishin bërë, ose planifikonin të bënin, një përshtatje rreth jetës hibride, pasi kishin rregulluar “zyrën” në shtëpi.
Gjithashtu, 51 për qind e të anketuarve janë shprehur se teknologjia, pra alarmet dhe aplikacionet e ndryshme, e bëjnë më të lehtë vendosjen e kufijve mes punës dhe jetës private./arbresh.info/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028