Bazuar në statistikat zyrtare, vetëm një në pesë refugjatë që kërkojnë azil në Evropë vjen nga Siria.
Sipas Eurostat-it, agjencisë zyrtare evropiane të statistikave, 217000 emigrantë mbërritën në zonën e BE-së gjatë tremujotir të dytë të këtij viti. Nga këta, 44000 ishin nga Siria, 27000 nga Afganistani, 17700 nga Shqipëria dhe 13900 nga Iraku.
Vendet e tjera nga ku kanë ardhur emigrantë janë Eritrea, Ukraina, Pakistani, Kosova, Serbia, Nigeria, Gjeorgjia, India, Vietnami, Somalia, Gambia, Sri Lanka, Bosnjë-Hercegovina, Libia dhe Rusia.
Që nga fillimi i këtij viti, mbi gjysmë milion njerëz kanë trokitur dyerve të kontinentit, dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. 156000 persona kanë mbërritur vetëm gjatë gushtit.
Shumë prej tyre kanë paguar trafikantë për të siguruar një vend në gomonet e tejmbushura e të rrezikshme që çajnë Mesdheun. Më shumë se 250000 prej këtyre kanë mbërritur fillimisht në Greqi dhe Itali, ndërkohë që Hungaria i ka mbyllur kufijtë me Kroacinë dhe Serbinë duke ngritur gardhe me gjemba për t’i mbajtur larg refugjatët.
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...