Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sanksione ndaj Turqisë, duke përmendur shqetësimet për veprimet ushtarake nga ai vend ose grupet që ajo mbështet në Sirinë veriore.
Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe senatori republikan Lindsey Graham paraqitën “projektligjin kundër agresionit turk të vitit 2024” me shpresën se paralajmërimi për sanksione do t’i shtynte palët drejt një armëpushimi.
Por ata thanë se Uashingtoni duhet të punojë me Turqinë në mënyrë diplomatike për të mundësuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zonë të çmilitarizuar midis Turqisë dhe Sirisë.
“Këto sanksione synojnë parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga Turqia ose të mbështetura nga Turqia ndaj Forcave Demokratike Siriane (SDF), që bartin rrezikun e rishfaqjes së ISIS-it, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe pjesës tjetër të globit”, thanë ata në një deklaratë.
Armiqësitë në Sirinë veriore janë përshkallëzuar që kur udhëheqësi sirian Bashar al-Assad u rrëzua para pothuajse dy javësh.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë në zonën midis Turqisë dhe grupeve siriane që ajo mbështet, dhe luftëtarëve kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA./VOA
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës