Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar
Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro. Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm.
Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij ne ambasadën venezueliane në Washington.
Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.
“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”.
Njoftimi i Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. Roli i ushtrisë shihet si vendimtar në konfliktin mes qeverisë së Maduros dhe lëvizjes opozitare të Guaidos që këmbëngul për zgjedhje të lira.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...