Venezuela ka njoftuar se ambasadori gjerman, i dëbuar në muajin mars për takimin me kreun e opozitës së vendit, mund të kthehet nën shpresën e “normalizimit të marrëdhënieve diplomatike”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Jorge Arreaza, nënpresident dhe ministër i Punëve të Jashtme i Venezuelës, tha se “pas kontakteve të ndryshme me qeverinë gjermane, ka filluar një proces i normalizimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”.
Sipas njoftimit të nënpresidentit Arreaza, vendimi u mor gjatë një takimi në Berlin midis zv/ministrit të Venezuelës për Evropën, Yvan Gil dhe drejtorit të çështjeve të Amerikës Latine pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Marian Schuegraf.
“(Daniel) Martin Kriener dhe qeveria gjermane kanë vendosur të kthehen në vend (Venezuelë) për të ndërtuar një axhendë me interes të përbashkët, në përputhje me parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Arreaza.
Më 6 mars, Maduro shpalli ambasadorin Kriener person të padëshiruar për “veprimet e tij të përsëritura të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit”, pasi ai e mirëpriti kreun e opozitës, Juan Guaido, në aeroport me ambasadorët e tjerë evropianë pas kthimit të tij në Venezuelë nga një turne në Amerikën Latine.
Që nga 10 janari, trazirat politike kanë vazhduar mes presidentit të zgjedhur, Nicolas Maduro dhe liderit të opozitës, Guaido.
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...