htete e Bashkuara të Amerikës, dhe gjashtë vendet aleate i kanë bërë thirrje Rusisë t’i ndërpresë, ato që ata i kanë quajtur sulme ndaj opozitës siriane dhe civilëve, raporton Reuters.
Ata kanë shprehur “shqetësimin” për praninë ushtarake të Rusisë, në Siri.
Në një deklaratë të përbashkët, Shtete e Bashkuara, Franca, Gjermania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Britania e Madhe, kanë kritikuar sulmet ajrore të
Rusisë, të cilat kanë thënë se nuk i kanë sulmuar caqet e grupit të Shteti Islamik.
“Këto sulme ndikojnë në eskalim të mëtejmë dhe do të ndikojnë më shumë në zhvillimin e ekstremizmit dhe radikalizmit,” kanë thënë ata. Rusia ka thënë se ka kryer sulme të reja në Siri, duke goditur 12 caqe të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët e saj kanë goditur një qendër të komandës dhe një qendër të komunikimit në provincën Alepo, ashtu si edhe një kamp të militantëve në Idlib.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...