Mijëra persona në pjesë të ndryshme të botës kanë protestuar kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.
Në Amsterdam të Holandës, rreth tre mijë persona u mblodhën të hënën në Sheshin “Dam” për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, shkruan “CNN”.
Në Rio de Janeiro të Brazilit, protestuesit u mblodhën të dielën përballë pallatit të guvernatorit për të protestuar në përkrahje të personave me ngjyrë.
Në Paris të Francës, një grup i vogël i protestuesve paqësor, i cili i përfaqësonte organizatat franceze kundër racizmit, u tubuan të hënën afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, transmeton express.
Në Londër të Anglisë, policia ka arrestuar protestues gjatë fundjavës për shkak të shkeljes së masave kufizuese pasi ata marshuan për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.
Protesta ka pasur ose janë planifikuar edhe në Australi, Gjermani, Irland, Greqi dhe në disa vende të tjera.
Përkrahje për këto protesta kanë ofruar edhe disa liderë botërorë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e tmerruar nga vdekja e George Floyd-it dhe i mirëpriti protestat paqësore në vendin e saj.
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare