Gjysmë vëllau i liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un është vrarë në Malajzi, konfirmon policia.
Shkaku i vrasjës mbetet i panjohur, por sipas një raporti pretendohet se ai u helmua nga spiunët e Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info.
“Deri me tani nuk kemi të dyshuar, por hetimet i kemi filluar”, ka thënë zyrtari i policisë, Fadzil Ahmat, për Reuters.
Mediat e Koresë Jugore kanë raportuar se vëllau i Kim Jong-un është helmuar me gjilpërë nga dy gra që besohet se janë operative të Koresë së Veriut.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se nuk mund të konfirmojë raportet dhe se agjencia e inteligjencës së vendit nuk mund të jap komente në lidhje me rastin.
Kim Jong-nam ishte i njohur për kundërshtimin e kontrollit të familjes së tij ndaj popullit në Korenë Veriore.
Disa herë ka thënë se ‘liderët në Korenë Jugore nuk e kanë dërguar vendin askund’.
“Personalisht jam kundër vazhdimësisë së lidershipit që të udhëhiqet nga brezi i tretë”, ka thënë ai për median japoneze Asahi TV në vitin 2010.
“Unë shpresoj se vëllau im do të bëjë më të mirën për popullin”, citohet të ketë thënë ai.
Pavarësisht deklaratës së Kim Jong-nam, vëllai i tij Kim Jong-un ka pasuar babanë e tij Kim Jong-il pas vdekjes së tij në fund të vitit 2011.
Besohet se Kim Jong-nam ishte i afërt me dajën e tij, Jang Sung-Taek, i cili ishte njeriu i dytë më i fuqishëm i Koresë së Veriut para se ai të ekzekutohej me urdhërin e Kim Jong-un në vitin 2013./Arbresh.info
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik