Një turist gjerman ka vdekur pasi një meteocunami, një cunami i vogël goditi ishullin e Majorkës të hënën.
Një 53 vjeçar është marrë nga valët ndërsa po ecte me familjen e tij në afërsi të Cala Egos, juglindje të bregut, transmeotn portali arbresh.info.
Plazhet kryesore në Majorka dhe Menorka janë mbyllur pasi u goditën nga valë të larta, ku disa kanë thënë se janë parë edhe tornado më vonë.
https://youtu.be/uzWdo9IrH-E
Shërbimi Kombëtar Amerikan i Oqeaneve e definoi meteocunami si “të nxitur nga shqetësimet e presionit të ajrit që shpesh shoqërohen me ngjarje të shpejta të motit, të tilla si stuhi të rënda, shakullime dhe fronte të tjera të stuhisë. Stuhia gjeneron një valë që lëvizë drejt bregut, dhe rritet nga një mburojë e cekët kontinenale, gji apo tipar bregdetar”.
Një video e postuar nga mediat sociale tregon një burrë duke u munduar të kontrollojë varkën e tij, pas mini-cunamit. Fatmirësisht raportohet se ai përfundoi në breg pa lëndime./Arbresh.info/
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve