Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunën italiane San Giacomo di Pederobba, pranë Trevisos, ku të dielën rreth orës 16:00 ka humbur jetën një 9-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, raportoi “La Tribuna di Treviso”.
Sipas raportimeve, vajza A. Islam, banuese në Cavasso del Tomba, ishte në një ekskursion përgjatë lumit Piave së bashku me prindërit e saj, Ihmet dhe Nailën, si dhe me vëllanë dhe motrën e saj më të vegjël.
Sipas informacioneve, ajo po luante mbi gurët bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur papritur rrëshqiti dhe ra në lumë. Rryma e fortë e ujit e tërhoqi dhe vajza u zhduk para syve të familjes dhe dëshmitarëve, shkruan albinfo.ch, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve, karabinierët dhe zhytësit. Pas një kërkimi të gjatë dhe të lodhshëm, rreth orës 18:30, zhytësit e njësisë së zjarrfikësve e gjetën trupin e vajzës të bllokuar mes gurëve në lumë.
Sakaq, Koha.mk, ka raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri te konsullata e Maqedonisë në Venecia është parashtruar njoftim për ngjarjen tragjike dhe konfirmuan se vajza është shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Nga MPJ thanë se Konsullata është në komunikim të vazhdueshëm me familjen e të ndjerës me qëllim që të kryhen të gjithë procedurat e nevojshme administrative për transport të trupit të së ndjerës në Maqedoni.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...