Sulltan Qaboos bin Said ka vdekur, sipas televizionit shtetëror të Omanit.
“Me hidhërim, njoftojmë se oborri i Sulltanatit të Omanit është në zi për Sulltanin tonë Qaboos bin Said të cilin Zoti zgjodhi ta merrte pranë vetes të premten mbrëma”, tha agjencia e lajmeve, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se Qaboos vdiq pas “një marshimi të mençur dhe triumfues të pasur me zemërgjerësi që përqafoi Omanin dhe shtrihej në botën arabe, myslimane dhe mbarë botën dhe arriti një politikë të ekuilibruar që e respektoi e gjithë bota”.
Një periudhë zie prej tri ditësh është shpallur në Oman dhe flamuri i vendit do të valëvitet në gjysmë-shtizë për 40 ditë.
Më vonë të shtunën, Oman emëroi Haitham bin Tariq Al Said si sundimtarin e ri të vendit, sipas korrespodentit të Al Jazeera në kryeqytet, Muscat. Ish Ministri i Kulturës, 65 vjeç, është betuar para këshillit qeverisës të familjes të shtunën, raportojnë mediat lokale al-Watan dhe al-Roya./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu