Ish-presidenti i Burundit, Pierre Buyoya, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare në Paris, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ai na la natën e kaluar pasi u evakuua në Paris. Ishte i infektuar me COVID-19”, i tha anëtari i familjes së tij për një ueb faqe të lajmeve IWACU me bazë në Burundi
Buyoya shërbeu dy herë si president i vendit, nga viti 1987 deri në vitin 1993 dhe më pas nga viti 1996 deri në vitin 2002. Ai gjithashtu shërbeu si Komisioner i Lartë i Unionit Afrikan në Mali dhe Sahel deri në nëntor të vitit 2020.
Vdekja e Buyoya erdhi pak më shumë se gjashtë muaj pas vdekjes së presidentit të vendit Pierre Nkurunziza më 8 qershor të vitit 2020.
Në vitin 2008, Buyoya u emërua nga Unioni Afrikan për të udhëhequr një mision paqësor në Çad.
Më 19 tetor të vitit 2020, Gjykata Supreme e Burundit dënoi Buyoya në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e presidentit Melchior Ndadaye në vitin 1993.
Laçi: Do e ndërroja golin e Evropianit me një që do na dërgo...
AAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e m...
Nesër varroset Ilaz Brahimi, i cili u vra nga e dashura e ti...
Vjen reagimi i Elijones pas vdekjes së xhaxhait: Jam duke e ...
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...