Raportohet se një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Austri, ka ndërruar jetë në vendin e punes, pasi ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike të një ndërtese, ndërsa pastronte një fasadë në Arbing (Distrikti Perg), shkruan albinfo.at.
Thuhet se viktima është një shtetas 35-vjeçar kosovar nga Linzi që po pastronte fasadën e një pallati në Arbing rreth orës 13:00.
Kolegu i tij po pastronte një mur në pjesën e përparme të ndërtesës kur papritmas dëgjoi britmën e 35-vjeçarit.
“Viktima me sa duket u goditi linjën e energjisë me tension të lartë aty pranë ndërsa pastronte fasadën e pallatit”, shprehet kolegu i tij i punës.
Sipas tij, Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës mjekësore u njoftuan nga kolegu, një shtetas irakian 34-vjeçar nga Distrikti Perg, mirëpo arriten shumë vonë.
Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mjekësore fillimisht kryen CPR, por paramedikët përfundimisht vertetuan se nuk ka më shenja jete kosovari. /Albinfo.at
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...