Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste që do të mbillnin vdekjen në Nju Jorkun e viteve 90, u nda nja jeta në një burg amerikan.
Sheikh Omar Abdel-Rahman, i cili dikur predikonte në xhamitë e Nju Jorkut, u dënua me burgim të përjetshëm në 1996-n për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe Egjiptin.
Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në “World Trade Center” në vitin 1993 ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Gjykatësi në procesin e tij gjyqësor deklaroi se nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të ishin vrarë. I pagëzuar me pseudonimin “Sheiku i verbër”, ai dyshohej gjithashtu për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt e për bashkëpunim të afërt me Al Kaedën.
Vdekja e Sheikh Rahman u njoftua në kryeqytetin egjiptian të Kairos nga familja e tij.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...