Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, raportojnë mediat egjiptiane.
Raportet për vdekjen e Mubarak ende nuk janë konfirmuar nga familja e tij ose avokati i tij. Një burim i afërt me familjen e ish presidentit ka konfirmuar vdekjen e Mubarak, transmeton portali arbresh.info.
Mediat kanë cituar avokatin Farid El-Dib duke thënë se ish presidenti po vuante nga komplikime nga operacioni që iu nënshtruar dy javë më parë, pa dhënë detaje.
Avokati shtoi se ish-presidenti i kaloi orët e tij të fundit në një ventilator mjekësor me familjen pranë shtratit të tij.
Hosni Mubarak shërbeu si president i Egjiptit midis 1981 dhe 2011, por dha dorëheqjen si rezultat i protestave të pranverës arabe që shpërthyen në vend në vitin 2011.
Që nga largimi i tij, vendi është përballur me disa vjet paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça