Eva Schloss, e mbijetuar e kampit nazist të Aushvicit dhe njerka e autores së famshme Anne Frank, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, njoftoi Anne Frank Trust UK.
Mbretit Charles III e vlerësoi Schloss si një zë të fuqishëm kundër urrejtjes dhe paragjykimit, duke theksuar kontributin e saj shumëvjeçar në edukimin për Holokaustin. Edhe Kongresi Hebraik Evropian shprehu pikëllim për humbjen e saj, shkruan Aljazeera.
E lindur në Vjenë në vitin 1929, Schloss u deportua në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbijetoi së bashku me nënën e saj. Pas luftës, ajo jetoi në Londër dhe ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj mbi krimet naziste.
Eva Schloss la pas tre vajza, nipër dhe mbesa.
Superkupa e Spanjës pa vazhdime, penalltitë mund të jenë ven...
Gjini pret Presidenten Osmani në Gjakovë, e njoftoi mbi situ...
“Jemi takuar e puthur”, Mateo flet sërish për ra...
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi ...
Dimri “ngrin” Evropën Veriore/ Kaos në aeroporte, qindra flu...
Arbin Rushiti rikthehet tek Vëllaznimi