Udhëheqësi i fundit i diktaturës brutale ushtarake në Urugai, gjenerali Gregori Alvarez, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Spitali Qendror i Forcave të Armatosura ka konfirmuar vdekjen e diktatorit, transmeton arbresh.info
Alvarez ka marrë pjesë në grush shtetin e vitit 1973 dhe u bë shef i ushtrisë në vitin 1978, duke marrë presidencën në vitin 1981.
Alvarez në vitin 1984 ra dakord të dorëzojë pushtetin një qeverie të zgjedhur civile.
Gjatë kohës së diktaturës ushtarake, qindra njerëz u arrestuan, u torturuan dhe u vranë.
Në vitin 2009 Alvarez u dënua me 25 vjet burg mbi përgjegjësinë për vdekjen ose zhdukjen e 37 njerëzve nga Urugaji që ishin sjellë përsëri në vend pas burgimit në Argjentinë./Arbresh.info
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...