Një i ri britanik ka vdekur pasi u kafshua nga një gjarpër deti, ndërsa po punonte në një barkë peshkimi në brigjet australiane.
23 vjeçari u kafshua duke ngritur rrjetën në ishullin e Gjirit të Carpentarias, transmeton portali arbresh.info.
Vdekjet nga gjarpërinjtë e detit janë të rralla përkundër helmit vdekjeprurës.
Rreth 30 nga 70 lloje të njohura të gjarpërinjve – zvarranikët detarë të gjetur në ujërat tropikale – gjenden në Australi.
Gjarpërinjtë e detit janë helmues por konsiderohen të jenë jo-agresivë dhe rrallë sulmojnë nëse nuk provokohen./Arbresh.info/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...