Një grua ka vdekur në Australi gjatë kohës kur po merrte pjesë në një garë për ngrënie të ëmbëlsirës së quajtur “Lamington”.
Gruaja e moshës 60-vjeçare raportohet të ketë pësuar sulm gjatë garës që u mbajt në Hervey Bay të rajonit Queensland.
Pjesëmarrësit në këtë garë duhej të hanin sa më shumë copa të ëmbëlsirave për një kohë sa më të shkurtër. Ëmbëlsira e përdorur në këtë garë është e butë dhe e mbuluar me çokollatë dhe kokos.
Pas problemeve shëndetësore në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në spital, ku më vonë u shpall e vdekur, shkruan “BBC”.
Dëshmitarët thanë se gruaja e ndjerë e kishte futur në gojë një copë të ëmbëlsirës, kur u duk se kishte vështirësi në gëlltitje.
Organizatorët e kësaj gare shprehën ngushëllime për gruan e vdekur dhe i falënderuan shërbimet emergjente për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë rast.
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...