Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë, u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata.
Ginsburg ishte 87-vjeçe.
Ajo vuante nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.
Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.
“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.
Zonja Ginsburg, para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë, kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.
Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.
Disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”, njoftoi kanali radiofonik NPR
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...