Dy burra u arrestuan gjatë bastisjes së ushtrisë amerikane mbi fshehjen e kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi në Siri dhe janë në paraburgimin e SHBA, thotë Pentagoni.
Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit tha se ata tani ishin “në një strukturë të sigurt”, transmeton portali arbresh.info
Gjenerali Mark Milley njoftoi gjithashtu se mbetjet e Bagdadit ishin asgjësuar dhe aktualisht nuk kishte plan të ndante pamjet e vdekjes së tij.
Bagadi vrau veten gjatë bastisjes, thonë autoritetet amerikane.
“Eshtrat e Bagdadi u transportuan në një strukturë të sigurt për të konfirmuar identitetin e tij me testimin mjeko-ligjor të ADN-së, dhe asgjësimi i mbetjeve të tij është bërë dhe është i plotë dhe është trajtuar në mënyrë të duhur,” u tha gjeneral Milley gazetarëve.
Presidenti Donald Trump më herët kishte sugjeruar që disa videot e vrasjes së tij të bëhen publike.
Pentagoni nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me burrat e ndaluar.
Bagdadi vdiq nga shpërthimi i një jeleku vetëvrasës, pasi u largua drejt një tuneli, përderisa përndiqej nga qentë ushtarakë amerikanë./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...