Dhjetëra mijëra afganë janë në pritje derisa evakuimi nga aeroporti i Kabulit po vazhdon.
Afganët në frikë nga rregullat e reja të talibanëve janë duke mbajtur shpresë që të evakuohen nga shteti i Afganistanit para se trupat amerikane të largohen nga shteti, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se aeroporti i Kabulit është i sigurtë me rreth 6,000 trupa amerikan që po lehtësojnë procesin e evakuimit.
Vendet evropiane po lehtësojnë gjithashtu evakuimin e afganëve që punuan me forcat e NATO -s dhe ambasadat e BE -së.
Shteti i Afganistanit ka qenë në kaos që nga koha kur talibanët morën nën kontroll kryeqytetin javën e kaluar. Grupi i armatosur e pushtoi vendin shumë shpejt sa që shumë shtete u befasuan nga ky veprim i tyre.
Forcat federale të mbrojtjes të Gjermanisë thanë se nga e hëna kanë evakuuar 1,800 njerëz me ndihmën e partnerëve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Shteti i Italisë tha se ushtria e tyre kanë evakuuar gati 1.000 shtetas afganë nga Kabuli gjatë pesë ditëve.
Ministrja e forcave të armatosura franceze Florence Parly tha se Franca kishte evakuuar 570 njerëz nga Kabuli që nga e hëna.
Shumë zyrtarë janë të shqetësuar për përsëritjen e krizës së emigrantëve të vitit 2015, vit kur një rekord prej 1.25 milionë aplikuesish për azil për herë të parë u regjistruan në Bashkimin Evropian.
Depuis lundi, plus de 570 personnes ont été évacuées de Kaboul à bord des A400M et C130 de l’@Armee_de_lair. Nos militaires répondent présents. Les norias se poursuivent. pic.twitter.com/BfZcCGn3MP
— Florence Parly (@florence_parly) August 20, 2021
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...