UNICEF po përpiqet të ribashkojë qindra fëmijë afganë të cilët u ndanë nga familjet e tyre dhe u evakuuan në vende të ndryshme gjatë tërheqjes së nxituar të SHBA-ve nga vendi, tha agjencia e OKB -së të martën.
Qindra fëmijë u ndanë në skenat kaotike në aeroportin e Kabulit dhe UNICEF po përpiqet t’i bashkojë ata së bashku me familjet e tyre, tha zëdhënësi James Elder në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, transmeton arbresh.info
“Ata kanë shkuar në një sërë vendesh dhe ne po punojmë me ato qeveri ku fëmijët kanë mbërritur pa mbështetjen e familjes,” tha ai, duke shtuar se më shumë se 100 nga fëmijët janë kthyer me anëtarët e familjes.
Pamjet dramatike muajin e kaluar treguan një vajzë të vogël të ngritur mbi murin e lartë periferik të aeroportit duke kaluar në duart e një ushtari amerikan. Nuk ishte e qartë nëse vajza ishte ribashkuar me familjen e saj brenda aeroportit apo jo./reuters/arbresh.info/
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Sa ndikojnë gomat në sigurinë e trafikut?
Pse të sëmurët me skizofreni dëgjojnë zëra? Studimi zbulon n...