Vatikani, vendi më i vogël në botë, pret që të marrë një numër të mjaftueshëm vaksinash kundër koronavirusit në ditët në vijim, në mënyrë që të vaksinojë të gjithë punëtorët dhe banorët e tij.
Rreth 450 njerëz jetojnë në Vatikan, përfshirë Papa Françeskun, dhe disa qindra punonjës të tjerë jetojnë në Romë.
“Vaksinat ndoshta do të arrijnë në vend në javën e dytë të janarit në sasi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e Selisë së Shenjtë dhe shtetit të Vatikanit,” thuhet në deklaratë.
Vaksinimi do të fillojë në gjysmën e dytë të janarit dhe përparësi do t’u jepet punëtorëve në shëndetin dhe sigurinë publike, të moshuarve dhe personelit në kontakt të shpeshtë me publikun, raporton Reuters.
Vaksinimi do të jetë vullnetar. Vatikani nuk ka njoftuar nëse dhe kur do të vaksinohet Papa, i cili është 84-vjeç dhe pjesa e mushkërive i është hequr në rini. Deri më tani, 27 raste të koronavirusit janë regjistruar në Vatikan, dhe askush nuk ka vdekur nga pasojat e sëmundjes.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s