Vatikani ka bërë të ditur shkaqet nga të cilat ndërroi jetë Papa Françesku në moshën 88-vjeçare.
Shkaqet i ka rrëfyer doktori i Vatikanit, Andrea Arcangeli sipas të cilit Françesku ndërroi jetë nga një goditje në tru dhe në zemër.
Certifikata e vdekjes e lëshuar ditën e sotme nga doktori Andrea Arcangeli u botua edhe nga Vatikani, në të cilën theksohet se Papa kishte rënë në koma para vdekjes së tij ditën e sotme.
Papa Françesku, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.
Vitet e fundit, papati i tij ishte shënuar nga disa vizita në spital dhe shqetësime për shëndetin e tij. Më 14 shkurt, Papa u shtrua në spital për trajtimin e bronkitit.
Në ditët që pasuan, Vatikani tha se ai ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe se kishte kryer transfuzione gjaku pasi testet zbuluan se kishte nivele të ulëta të trombociteve në gjak, e cila shoqërohet me anemi.
Më 22 shkurt, Vatikani tha se Papa ishte në një gjendje kritike pas një “krize të zgjatur të frymëmarrjes” që kërkonte një rrjedhë të lartë oksigjeni, dhe të nesërmen Vatikani tha se Françesku po tregonte një dështim të veshkave.
Në ditët në vijim, mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për t’u lutur për shërimin e tij, ndërsa të tjerët shkuan në spitalin e Romës ku ai po qëndronte.
Qëndrimi i tij 38-ditor në spital përfundoi më 23 mars kur ai bëri paraqitjen e tij të parë publike pas pesë javësh në një ballkon në Gemelli ku u buzëqeshi dhe përshëndeti turmat e mbledhura jashtë./rtsh
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...