Mijëra eshtra janë zbuluar në dy varre në qytetin e Vatikanit, si pjesë e kërkimeve të vazhdueshëm për të gjetjen e trupit të një vajze 15-vjeçare të zhdukur më shumë se tre dekada më parë.
Emanuela Orlandi, e cila ishte vajza e një punonjësi në Vatikan dhe jetoi brenda mureve të qytetit të shenjtë, u zhduk në verën e vitit 1983, ndërsa po kthehej në shtëpi nga një mësim muzikor në Romë.
Misteri përreth zhdukjes së Orlandit mbërtheu italianët për më shumë se tre dekada dhe frymëzoi teoritë e konspiracionit që përfshinë nga mafiozët tek terroristët ndërkombëtarë dhe në nivelet më të larta të Vatikanit.
Interesi për ngjarjen nisi verën e vitit të kaluar, kur familja Orlandi mori një letër anonime ku nënkuptohej se trupi i Emanuelës gjendej në varret e princeshës Sophie von Hohenlohe dhe princeshës Charlotte Federica të Mecklenburg në Varrezat Teutonike.
Familja mori një imazh të varreze dhe një udhëzim për të ku tregohej një engjëll.
Kjo i çoi në Varrezat Teutonike, që ndodhen ngjitur me Bazilikën e madhe të Shën Pjetrit.
Pasi Vatikani pranoi hapjen e varreve të princeshave më 11 korrik, brenda tyre nuk u gjet asnjë mbetje njerëzore dhe as gjurmë e arkivoleve.
Megjithatë u zbuluan dy dhoma me varre gjatë hetimeve nën dyshemenë e një ndërtese brenda Kolegjit Teutonik.
Hetuesit më pas zbuluan mijëra eshtra në dhoma.
Ndërsa pritet të bëhen analizat e ADN-së për të dalë në përfundime të qarta dhe nëse ndonjëri prej trupave i përket Emanuelës.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...