Xhorxh Soros i ka telefonuar kryeministrit grek Aleksis Tsipras në korrik të 2015-s, duke i kërkuar largimin e ministrit grek të financave Varufakis nga qeveria.
Deklarata u bë nga vetë Varufakis, i cili shtoi se ministri i mbrojtjes grek Kamenos është një neofashist në të njëjtin nivel me kryeministrin hungarez Orban, dhe liderin e Lega Nord, Salvini.
Ish ministri grek i financave Janis Varufakis, deklaroi se bilioneri amerikano – hungarez Xhorxh Soros ka qenë ai që kërkoi largimin e tij nga qeveria e Tsipras.
Në një intervistë për televizionin grek Skai, Varufakis këmbënguli se Soros kishte telefonuar kryeministrin Aleksis Tsipras në korrik të 2015-s dhe i kërkoi dorëheqjen e Varufakis nga posti i tij.
Duke iu përgjigjur akuzave të ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos se Soros kishte korruptuar ministra të qeverisë greke, Varufakis theksoi se marrëdhënia e vetme që ka pasur ndonjëherë me Soros ishte vetëm ajo telefonatë. Varoufakis e cilësoi Kamenos si një neofashist, dhe shumë të ngjashëm me kryeministrin hungarez Viktor Orban si dhe me ministrin e brendshëm Italian Mateo Salvini.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...